Ky edicion i Big Brother ka mësuar finalistët e tij. Ata janë Katerinë-Lupçe, Fotini-Danjel dhe Fiorentina-Olsi.

Ndërkohë, pas eliminimit të Ambrës u hap një tjetër televotim ku publiku pati mundësi të vendoste se kush nga 3 çifte, përveç Katerinës dhe Lupçes, nuk duhet të shkonte në finale.

Dona dhe Musa u votuan për t’u larguar nga Big Brother, ndërsa zyrtarisht në finale ju bashkuan Katerinës dhe Lupçes edhe Fotini-Danjel dhe Fiorentina-Olsi.

Ndërkohë, menjëherë u hap edhe televotimi final për çiftin fitues të këtij edicioni të 9 të Big Brother.