Damiano duket se nuk i ndahet banoreve të Big Brother. Pas lidhjes dhe ndarjes me Armelën, ai u përfol për një lidhje me Gertën, ndërsa tani Damiano është lidhur me një banore tjetër. Madje ata po planifikojnë dhe dasmën.

Bëhet fjalë për Elisonën e cila ishte e lidhur me Donaldin. Pas ndarjes nga ky i fundit, duket se Elisona ka krijuar një lidhje të re me Damianon pasi edhe pëlqimet nga ana e tij në fotot e Elisonës nuk kanë munguar.

Lidhja mes tyre është vërtetuar edhe nga një video live e Elisonës ku Tabloid.al ka kapur disa momente ku Damiano pyet ish-banoren se kur do të martohen.

“Hë ça u bo? Do martohemi apo jo?”, i shkruan Damiano. “Na zbulove sekretin”, ja kthen Elisona ndërsa u thotë fansave mos të komentojnë se bëhet xheloz Damiano, transmeton Tabloid.al.