Xhenin e përcjell mamaja, Liridoni konkurron me motrën

Fotini ka qenë e para që ka hyrë në Shtëpinë e Big Brother, vajza gjirokastrite shprehu besimin e plotë se ajo do të jetë edhe fituesja e këtij edicioni.

Ndërkohë që pas saj i ka ardhur radha Ervinit, të cilit një dëmtim në gju i ndërpreu ëndrrën për t’u bërë futbollist. Por tashmë ai ka një tjetër ëndërr, i pëlqen të bëhet aktor.

Më e vogla e këtij Big Brother do të jetë Donjeta, 19-vjeçarja nga Prishtina, e cila është edhe e përkëdhelura e një familjeje me 7 anëtarë. Bota e televizionit është një nga synimet e saj në jeta dhe dera e parë që po provon për të hyrë do të jetë ajo e “Big Brother”.

Ende pa startuar mirë Big Brother 9, “Vëllai i Madh” ka surprizuar edhe një prej konkurenteve, Xhenin, vajzën 21-vjeçare që ka kaluar pjesën më të madhe të jetës në Itali ku jeton bashkë me familjen e saj. Surpriza për të ka qenë mamaja e saj. “Të jesh e sinqertë ashtu siç je në jetë dhe vazhdo bëj lojën tënde”, ka qenë këshilla e mamasë se Xhenit për vajzën e saj para se ajo te hynte ne shtëpinë më të famshme në Shqipëri, atë të Big Brother.

Por surprizat nuk kanë fund, kësaj për herë të parë në garë do të jenë edhe motra me vëllain. Në Shtëpinë e Big Brother hyn edhe vëllai i Donjetës, Liridoni.

Konkurrenti i radhës është një 26-vjeçar nga Tropoja. Danjeli është një djalë me karakter të fortë e shumë i vendosur dhe këto i sheh si avantazhet e tij për të qenë banor brenda shtëpisë së “Big Brother”.