Pas daljes nga shtëpia e Big Brother Xheni u shpreh se keqkuptimet që ata kanë pasur në çift ndoshta kanë ndikuar te publiku që vendosi daljen e tyre nga shtëpia.

Përballë Arbanës, Benardi thotë me shaka se publiku ka qenë xheloz prandaj vendosi për daljen e tyre nga shtëpia. Ndërsa Xheni thotë se ata ishin shumë të mirë.

“Kemi pasur shumë keqkuptimi dhe ndoshta kjo ka ndikuar, por unë mendoj se keqkuptimet ndodhin edhe te çiftet e martuar, ndërsa ne jemi njohur vetëm në shtëpinë e Big Brother”, thotë Xheni.

Për sa i përket lidhjes së tyre, Xheni thotë se ajo është më shumë se një pëlqim. “Unë nuk kam qenë ndonjëherë e dashuruar, por mund të jetë edhe Benardi djali i parë”, shprehet ajo.

Ajo përmend edhe një herë premtimin që ka dhënë brenda shtëpisë për Benardin. “Do ta çoj në ‘Juventus Stadium”, thotë Xheni.