Dita e parafundit si lider në shtëpi nuk ka qenë e qetë për Xhenin. Ajo thotë se është mundur që të mos krijojë hatërmbetje nga banorët e tjerë duke kërkuar mirëkuptimin për punët e shtëpisë.

“Unë i bëj gjërat me të mirë, i ndaj punët me dëshirë ata të gjithë më sillen kundër”, i thotë ajo Musës dhe Lupçes.

Lupçe i këshillon që për çdo rast që banorët nuk i binden të shkojë tek dhoma e rrëfimit.

Lupçe më pas i kujton se edhe kur ishte ai lider me Katerinën, banorët e tjerë i morën nëpër këmbë shumë detyra.

Musa nga ana tjetër, që thotë se nuk di të pastrojë banjon, kërkon ndihmën e Lupçes që ta ndihmojë duke i treguar sesi pastrohet.

“A je i sigurtë Musa?”, e pyet Xheni.

“Po”, ja kthen Musa.