Një foto e publikuar nga Xheninë Instagram ditën e sotme ka ngjallur debat mes saj dhe ndjekësve. Disa prej tyre nuk u ka pëlqyer që Xheni poston foto me kostum plazhi duke e kritikuar.

Pas kësaj Xheni ka reaguar me një postim në Instastory ku shkruan se i vjen keq që një vajzë gjykohet vetëm sepse bën foto me kostum plazhi.

“Tani janë të ndaluara edhe fotot me kostum plazhi? Më vjen shumë keq për ju se e keni trurin kaq të vogël, një gocë gjykohet se bën foto me kostum plazhi në 2017? Seriozisht e keni?

P.s: Po nuk ju pëlqej ju lutem as mos harxhoni kohë me mua, se nuk më intereson mendimi juaj. Një puthje”, shkruan Xheni e revoltuar.