Lidhja Benard-Xheni është mëse e komplikuar, ka momente ku duken një çift mëse i lumtur dhe ka momente që duken sikur janë dy të panjohur.

Xheni përpiqet ta bëjë sa më të hapur në shoqëri Benardin, ndërsa ky i fundit kërkon që Xheni të mos jetë aq e hapur me pjesën tjetër të djemve.

“Unë nuk jam asgjë për ty dhe ti nuk je asgjë për mua”, i thotë Xheni, Benardit, ndërsa ky i fundit i kërkon të sqarohet sepse fjalët e saj janë shumë të rënda.

Xheni tërhiqet dhe i thotë se ndoshta u shpreh keq, por ajo që donte të thoshte ishte se ai nuk mund ta bëjë atë të ndryshojë dhe as ajo nuk mund ta bëjë atë të ndryshojë.