Musa dhe Dona janë ndër të vetmit që nuk janë shtrirë në krevat, kur Benardi del i mërzitur nga dhoma e imunitetit.

Pranë tij shkon Musa, ndërsa Dona shkon të bisedojë me Xhenin. Edhe pse dallohet që është shumë i mërzitur, Benardi shprehet se nuk ka asgjë që e shqetëson.

Ndryshe nga Benardi, Xheni hapet me Donën dhe i tregon se Benardi është xheloz për meshkujt e tjerë në shtëpi, kryesisht për Musën.

“E ka inatin që hyra në krevat me ty”, u thotë Xheni, Donës dhe Musës, duke shtuar se Musa nuk është i vetmi për të cilin ai bëhet xheloz “I ka ardhur inat kur më ka marr Lupçe në krah. Çfarë mendon, Lupçe ka ardhur këtu dhe bën këto gjëra. Ai mund të mendojë shumë gjëra, por edhe kur afrohet me mua nuk thotë gjë Katerina se e di se çfarë tipi ka Lupçe. Hape trurin i thashë.”, i tregon Xheni.

Ndërsa Dona shprehet e habitur “Të mos kesh besim këtu?!”

“I thashë unë si mund të jesh kaq xheloz me një muaj e gjysmë, po përjashta kur të jem duke takuar prindërit në Itali do vrasësh veten”, thotë Xheni, ndërsa shton se “Kur i thashë Musës kam dhomën e lider. Aty u… E panë të gjithë atë xhelozinë”.