Xheni dhe Dona kanë qenë në vëmendjen e mediave këtë javë pas sherrit të nxitur fillimisht nga Dona ku në një video live shprehej se Xheni asaj dhe Ambrës nuk i vinte as deri tek këpuca.

Sherri mes tyre vijoi për disa ditë me ofendime e statuse në rrjete sociale. Por përballja e tyre ishte sot në Post Big Brother.

Dona u shpreh se nuk i është kthyer kundër Xhenit për famë dhe as ka publikuar statuse për të ndërsa Xheni i tha: “Duket me postimet që bën në Instastory”.

“Xheni më ka shkruar një mesazh me fjalor ofendues që çfarë të të them, vetëm ajo mund t’i përdorë ato fjalë”, tha Dona.