Detyra dhe përgjegjësitë si liderë të shtëpisë e kanë komplikuar edhe më shumë raportin mes Xhenit e Benardit.

Të dy ata kanë patur një debat të ndezur mbrëmjen e shkuar dhe sot vazhdojnë t’u mbajnë mëri njëri-tjetrit.

Benardi mundohet i pari që të thyejë akullin.

“Ndonjë gjë për të diskutuar sot ke?”, i thotë ai Xhenit.

Xheni ja kthen me nerva.

“Nuk kam asgjë. Nuk dua të harxhoj më frymën me ty”, i thotë ajo.

Fiorentina, e pranishmë në gjithë këtë skenë e këshillon çiftin lider që të mos debatojnë jashtë, por të shkojnë në dhomën e rrëfimit dhe të sqarohen e më pas të rikthehen në shtëpi.