Fotinia dhe Danjeli i tregojnë Xhenit se janë të mërzitur për klipin në lidhje me propozimin e Musës që të bëhet lider për të qenë te dhoma vetëm me Donën.

Propozim që u diskutua mes banorëve dhe solli më pas ndëshkimin nga “Vëllai i Madh”, i cili vendosi se kush do të ishte çifti lider në shtëpi për këtë javë, duke ua hequr këtë privilegj banorëve të shtëpisë.

E pikërisht liderja Xhen u thotë të mos mërziten sepse ka një publik të tërë që sheh gjithçka dhe vlerëson.
Por edhe asaj i ka ngelur hatri me Musën, ku në një klip të publikuar mbrëmjen e spektaklit ai i thoshte Donës, se Benardi e qejf.

“Musa donte me ngec edhe me Benardin dhe s’ka shanse dhe për çfarë, për një Donë, sikur…”, pa përmbyllu fjalinë e ndërhyn Fotini e shton “Sikur e ka flori”.