Xheni këshillon Kleodianën që të bëjë kujdes nga Damiano, sepse ai është i zgjuar dhe tinëzar.

“Duhet të kuptosh gjërat që thotë Damiano. Është shumë i zgjuar dhe duhet të bësh kujdes nga ai”, i thotë ajo.

Këshilla e Xhenit është bërë me Armelën të pranishme. Tri vajzat kanë dalë tek këndi i cigares dhe diskutojnë. Armela pranon që ka gabuar javën e kaluar në sjelljen e saj me dy vajzat e reja, Donën dhe Kleodianën.

“Unë kam gabuar javën e kaluar dhe e di javën e kaluar kam qenë unë ajo për të cilën flitej vazhdimisht”, i thotë ajo.

Armela thotë se edhe pëlqimi i Damianos për Donën nuk është i sinqertë.

“Të njëjtën gjë kemi bërë ne me Damianon javën e parë dhe ajo që tha për Donën, mua ma ka thënë që javën e parë”, thotë ajo.