Benardi dhe Xheni e pëlqejnë njëri-tjetrin, por sërish nuk e kanë gjetur gjuhën e përbashkët për ta forcuar lidhjen e tyre, e kjo jo për shkak të djalit nga Lezha.

Benardi i qëndron pranë dhe përpiqet që të afrohet më tepër me Xhenin, por kjo e fundit përveçse disa buzëqeshjeve dhe fjalëve të pakta nuk i ofron asgjë më tepër.

Diçka e tillë është vënë re edhe nga vetë Benardi, i cili ia vë në dukje këtë sjellje që ajo bën.

“Çdo herë që të afrohem, më duket sikur është hera e parë”, i thotë ai, duke theksuar se “qëndron e ftohtë dhe rri si e përgjumur”.

Ajo i thotë se është me nerva dhe për këtë një pjesë të fajit e ka edhe Benardi. Por Xheni vijon t’i qëndrojë e ftohtë Benardit, i cili vijon ta pyesë nëse ajo dëshiron që ai ta presë kur të kthehet nga dhoma e rrëfimit, duke mos i kthyer një përgjigje.