Benardi, në prani edhe të Armelës dhe Musait, mundohet të sqarohet me Xhenin se përse i është distancuar së fundmi.

Ai i thotë se ndjehet në siklet që t’i shkojë gjithmonë pas Xhenit, ndërkohë që i ka mbetur hatri një natë më parë, kur shkoi për t’u shtrirë në krevat me të, por e gjeti vendin zënë, pasi Xheni po flinte me Armelën.

Xheni i thotë se ajo vetë ndjehet mirë dhe se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar nga kjo sjellje, ndërsa Armela mundohet që të minimizojë gjërat.

“Duhet të gjeni një rrugë të mesme. Ti duhet të kishe ardhur të flisje se Xheni më ka lënë mua dhe të ka ardhur të të flasë ty”, i thotë ajo Benardit.

“Nuk është mënyra e duhur të vi unë afër dhe ti të më thuash që unë nuk dua të të flas”, i drejtohet Benardi Xhenit.

Xheni i thotë se ajo i bën gjërat spontane dhe ashtu si i pëlqen asaj.

“Po nuk më kuptove ti, problemi yt, jo i imi”, ja kthen ajo.