Të ftuar sot në Select në Top Channel ishin Xheni dhe Benardi. Çifti treguan për bashkëjetesën dhe takimin me familjet respektive. Gjithashtu sqaruan edhe njëherë keqkuptimet që kanë ndodhur së fundmi me Musën dhe Donën.

Ndërsa Xheni zbuloi për një projekt që ka ndërmend. Ish-banorja tha se ka ndërment t’i futet biznesit duke hapur një butik.

“Dua të hap një butik timin. Do sjell në Shqipëri një stil ndryshe që këtu ndoshta nuk njihet shumë”, u shpreh Xheni.

Ndërsa Benardi tha se do të fokusohet tek sporti.