Teksa po fliste me Lupçen, Danjeli thotë se ngjan shumë me Xhenin. “Në tip jemi njësoj”, thotë Danjeli.

“Si motër e vëlla. Danjeli është shumë i bukur”, thotë Xheni dhe më pas përqafohen. “Ne kemi shkuar shumë mirë me njëri-tjetrin që ditën e parë në shtëpi”, thotë ajo.

Ky afrimitet i tyre nxit Lupçen t’i pyes se pse ata nuk janë bërë çift.

“Aty kishte shumë trysni dhe nuk e dinim. Më mirë që jemi nda kështu”, thotë Danjeli.