Ndjenjat e Xhenit janë të paqarta për djemtë brenda shtëpisë. Teksa është shtrirë në krevat me Benardin, ajo i thotë këtij të fundit se ka kuptuar që Damiano e do.

“Me ato që më tha Damiano dhe me konfirmimin e Armelës, e kuptoj që ai më do. Por s’ma thotë se je ti”, i thotë Xheni Benardit, i cili duket sikur nervozohet dhe bën përpjekje të largohet nga krevati, por ajo nuk e lë.

Më tek Benardi përpiqet t’i sqarojë se nuk mund të thuash “më do”, sepse të duash dhe të pëlqesh janë dy gjera krejt të ndryshme.