Në oborr me Sidritën, Xheni flet për Benardin. Ajo thotë se përveçse është shumë xheloz, Benardi është edhe shumë nevrik.

“Vetëm se i fola për Musën filloi ta imitojë. Sa i poshtër dhe nevrik që është. Se fillova unë të imitoja Musën nisi duke fol gjithë nerva”, i thotë ajo.

Sidrita më pas flet për Lupçen.

“Ka gjysmë ore pëc këtej e pëc andej!”, thotë ajo, duke shtuar se ka vënë re që nuk rri në një vend dhe e sheh shumë të stresuar atë.