Teksa janë duke ngrënë mëngjesin, Xheni i ankohet Danjelit dhe Fotinisë në lidhje me Benardin.

Pavarësisht se ai është partneri i saj, Xheni shprehet se Benardi e streson më shumë nga të gjithë banorët e tjerë në shtëpi.

“Atë e sheh vetëm duke ngrënë. Benardi në çdo vend në shtëpi e sheh duke ngrënë. Benardi më streson më shumë nga të gjithë të tjerët”, i thotë Xheni.

Ndërsa nga Danjeli dhe Fotinia nuk ka asnjë reagim në lidhje me fjalët që thotë Xheni mbi partnerin e saj.

Ndërkohë pak më herët Benardi i vendosi disa kushte Xhenit, ai i tha asaj që do të hanë gjithmonë së bashku dhe se të mos japë mendime kur është me banorët e tjerë.