Xheni duket totalisht e pa vendosur për një lidhje të mundshme brenda në shtëpi.

Ajo tha një ditë më parë, teksa u pyet nga Damiano, se e pëlqen Benardin, por nuk është e vendosur, por të paktën tashmë e kuptoi se Benardi e pëlqen atë, madje thotë se ai ka rënë në dashuri.

Xheni ishte shtrirë në krevat së bashku me Armelën dhe në anën tjetër qëndronte Damiano. Në bisedën mes vajzave, ajo i thotë Armelës, se Benardi i kishte kërkuar ta puthte, por ajo nuk e kishte lejuar.

“Ai ka rënë në dashuri me mua”, thotë Xheni.