Damiano dhe Armela bien dakort që Benardi dhe Xheni janë “out” fare brenda shtëpisë së Big Brother.

“Ata me të veten mendojnë se po luajnë, por se çfarë po luajnë ata ec e merre vesh”, thotë Armela.

Armela mendon se Xheni me Benardin nuk përputhen me njëri-tjetrin dhe vetë Xheni është e qartë për këtë.

“Ajo ka ardhur dhe e ka ndarë mendjen të zgjasë sa të zgjasë edhe qëndrimi brenda në shtëpi”, i thotë ajo.

Që të dy ata mendojnë se të shtunën do të jenë pikërisht Xheni dhe Benardi ata që do të largohen nga shtëpia.