Katerina dhe Lupçe nuk kanë debatuar asnjë herë në javët e kaluara gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother.

Por futja në shtëpi e Ambrës, edhe pse ajo vijon ta mohojë ka sjellë edhe xhelozinë e Katerinës, çka ka sjellë edhe debatet mes tyre.

Por Katerina nuk është e vetmja që është bërë xheloze për Ambrën, edhe Fiorentina ka pasur fërkime jo të pakta për shkak të afrimitetit të Olsit me Ambrën.

Gjatë spektaklit është shfaqur edhe një klip ku tregohet se sa është mërzitur Katerina për “marrëdhënien” Lupçe –Ambra. Ndërsa partneri i kësaj të fundit, Elsamedi u shpreh se e njeh Lupçen dhe për nuk ka asnjë lloj keqkuptimi.

Ndërsa për “afrimitetin” Ambra-Olsi, ai shprehet se nuk e ka vënë re një gjë të tillë, por ka besim tek ajo. Ndërkohë që Fiorentina e ndërpret dhe i thotë “Ti e ke mendjen tek debatet, jo tek partnerja jote”.