Premtimi i Olsit ndaj Sidritës për ta dobësuar përmes seancave stërvitore të përbashkëta, nuk është pritur mirë nga Fiorentina.

Ajo iu kundërvu që mbrëmë dhe pavarësisht se në momentin që Olsi po kryente vrap me Sidritën nuk e dha veten, më vonë mbajti qëndrim ndaj tij.

Mëngjësi që i shërbeu Olsit në shtrat nuk ka ndryshuar humorin e Fiorentinës. Që të dy ata komunikuan me ironi ndaj njëri-tjetrit, komunikim që vazhdoi edhe më pas mes çiftit të preferuar në shtëpinë e Big Brother.

“Unë jam natyrë xheloze edhe për shoqet, edhe për shoqërinë. Unë edhe kur rri me Kein bëhem xheloze”, u thotë ajo banorëve të tjerë në momentin që ishin mbledhur të gjithë bashkë për të ngrënë.

Pas drektës, Sidrita lanë pjatat dhe pranë saj ndodhet edhe Fiorentina me Olsin. Ky i fundit e ngacmon dhe i thotë me shaka që të “varë pak turinjtë” dhe më pas niset drejt krevatit për t’u shtrirë.

“Olsi ku po shkon? Hajde jashtë! Je duke bërë numra”, i thotë Fiorentina duke i kërkuar që ta shoqërojë atë në oborr.