Komanda “Kiss” për banorët është detyrim puthje, e ata duhet të ndërpresin gjithçka e të puthen ndryshe për ta do të ketë penalitete.

Por për Ambrën ndërprerja e grimit për “Kiss” është gabim, e kjo dallohet kur Elsamedi shkon për ta puthur. Ajo s’ka përfunduar grimin dhe e shtyn gjithë kohën si me bezdi Elsamedin. Ai afrohet, ajo largohet.

Kur jepet komanda “Stop Kiss”, Ambra e shtyn dhe vrapon tek pasqyra që të përfundojë grimin. “Sa herë bëj unë grim, thonë “Kiss”, i thotë ajo Fiorentinës.