Edhe pse është futur në shtëpinë e Big Brother vetëm mbrëmjen e së shtunës Elsamedi është përplasur disa herë me Danjelin.

Ngacmimi i fundit ndodhi ndërsa banorët kishin dalë në oborr. Elsamedi po këndonte dhe përmendi edhe emrin e Fotinisë dhe të Danjelit në teksa. Ky i fundit i vjen nga pas dhe e kap te flokët, por ky veprim nuk i pëlqeu aspak Elsamedit.

“Kurrë mos më prek. Kur unë të prek atëherë, ti mund të reagosh”, i thotë ai Danjelit.

Danjeli largohet, ndërsa Elsamedi i thotë “ciao” papagall.