Vajzat kërkojnë të duken: Të lëmë lojërat, të bëjmë debat

“Big Brother” është një format që kërkon që secili prej konkurrentëve të nxjerrë në pah vetveten.

Lojërat janë një mënyrë e mirë për t’u njohur me njëri-tjetri , por ato që nxjerrin në pah karakteret e tyre janë debatet brenda shtëpisë.

Ajo që e ka kuptuar më mirë këtë është më e vogla prej tyre, Donjeta, e cila u ka kërkuar vajzave të tjera që të lënë mënjanë lojërat dhe të diskutojnë sa më tepër me njëra-tjetrën. Një mendim që ka gjetur edhe mbështetjen e vajzave të tjera.

“Të hapim çdo ditë nga një temë debati”, thotë Sidrita. Ndërsa Fotinia shton se “Ne jemi këtu për të dhënë diçka për publikun”.
Por Fotinia ka vërejtje për gocat e tjera, përjashtuar Donjetën me të cilën thotë se mund të bëjë një super debat.

“Për Sidritën kam një pikëpyetje. Ka një mendim, por nuk e çon debatin deri në fund. Xheni është si fëmijë, e kam hequr nga pjesa e debatit. Edhe Armelën po ashtu”, shprehet Fotinia.