Ditën e sotme një vajzë publikoi disa mesazhe të shkëmbyera nga biseda me ish-banorin e Big Brother, Lupçen, ku shprehej e zhgënjyer nga ai (Lexo këtu). Pas kësaj Lupçe ka reaguar për JOQ duke thënë se vajza nuk ka publikuar bisedën e plotë dhe se gjithçka është shtrembëruar.

Sipas tij ka qenë vetë vajza që ka provokuar ish-banorin duke e ofenduar.

“Unë nuk kam asnjë lloj interesi kundrejt asaj vajze dhe thjesht ajo më ka ngacmuar e para dhe unë jam sjellë ashtu. Nuk është se kam ndonjë interes kundrejt asaj vajze”, është shprehur Lupçe.