Xheni dhe Sidrita kujtojnë ditët e “beqarisë”. Ato flasin për gjërat që u ka thënë Armela kur qëndron vazhdimisht bashkë tek shtëpia e singëlave.

Sidrita kujton se Armela u ka thënë atje se do të hyjnë në shtëpi katër “ushtarë” të Damianos.

“A e mban mend se çfarë na tha Armela andej? Dhe unë po vras mendjen se të rinj s’po vijnë”, thotë ajo.

Më pas, Sidrita hamendëson se katër “ushtarët” e Damianos mund të jenë brenda shtëpisë.

“Po mendoja Kein, se është shumë e lidhur me Damianon. Di që është edhe një mashkull dhe mund të jetë edhe Musa”, thotë ajo.

“Musa bashkë me Donën mund të jenë”, plotëson Xheni.

Dy vajzat nuk flasin me siguri për këtë, por janë të sigurta se bëhet fjalë për dy çifte.