Edhe përse kanë mbetur vetëm 6 persona në shtëpinë e Big Brother, Danjeli dhe Fotinia kalojnë më tepër kohë me njëri-tjetrin se sa me pjesën tjetër të banorëve.

E teksa janë të veçuar nga ata, çifti i martuar zyrtarisht në këtë edicion të Big Brother, Danjel-Fotini flasin edhe për mbajtjen e unazës, e cila për shumë çifte simbolizon edhe dedikimin që kanë për partnerin.

“Se mendoja ndonjëherë që të martohesha dhe ta mbaja unazën”, shprehet Fotinia, ndërsa Danjeli i thotë se nëse e bezdis të mos e mbajë përgjithmonë, “nuk dua që ta mbash për mua unazën”, i thotë ai.

Por Fotinia e ka të ndarë mendjen, ajo do e mbajë unazën për dy arsye siç thotë ajo, e para është e bukur dhe e dyta ndihet mirë me të në dorë.