Një nga temat që hapte shpesh Katerina në Big Brother ishte fakti se Lupçe e kishte tradhtuar megjithatë ajo e kishte falur. E njëjta gjë ka ndodhur sërish. Disa mesazhe të Lupçes me një ndjekëse bënë bujë ditën e sotme. Ish banori i kërkonte vajzës të takoheshin e më pas përdorte një fjalor aspak të hijshëm

Pas këtyre mesazheve ka reaguar Katerina. Ajo dhe Lupçe ishin para pak minutash në një video live ku pyetja e parë që ju bë nga fansat ishte nëse ajo i ka lexuar mesazhet.

“Ato mesazhe i kam shkruar unë. Lupçe ishte me mua”, tha Katerina e qeshur duke mbrojtur partnerin. Ndërsa Lupçe pohonte fjalët që ajo thoshte./