Tre çiftet e nominuar dhe çifti i preferuar

Çiftit Gerta-Denis që shkuan automatikisht në nominim, iu bashkuan edhe dy çiftet e tjera, Ademi me Ejonën dhe Kei me Vivin.

Adem-Ejona dhe Kei-Vivi morën më shumë vota nga nominimet;

Denisi nominoi çiftin Kei-Vivi. Ai tha se Kei ka shkaktuar debate në shtëpi, megjithëse nuk është përfshirë vetë në këto debate. Gerta nominoi Ademin me Ejonën duke thënë se nuk i sheh të integruar në shtëpi dhe janë të papërshtatshëm për të qëndruar aty. Çift të preferuar Olsi me Fiorentinën.

Kei dhe Vivi nominuan Lupçen dhe Katerinan. Ata thanë se nuk përputhet me asnjë prej tyre. Nominuan edhe Ejonan me Ademin. “Ademi duket sikur e vuan në momente të caktuara. Rri këtu nga entuziazmi i Jonës”, tha Vivi.

Katerina-Lupçe nominuan Kein dhe Vivin dhe Ademin me Ejonën. Çift të preferuar zgjodhën Denisin me Gertën.

Ejona dhe Ademi nominuan Kein me Vibin dhe Olsin me Fiorentinën. Çift të preferuar zgjodhën Katerinan me Lupçen.

Olsi dhe Fiorentina nominuan Ademin me Ejonën dhe Katerinan me Lupçen. Çift të preferuar zgjodhën Gertën me Denisin.

Çifti i preferuar u zgjodh Olsi me Fiorentinën, të cilët do të vendosin gjatë javë se kush pastron, kush merret me punët e shtëpisë dhe kush do të hyjë në vaskën norvegjeze dhe mund të flenë tek dhoma e benefiteve.