Donjeta e Liridoni janë munduar shumë që të ruajnë sekretin që janë motër e vëlla. Pavarësisht se lidhja e gjakut është e fortë, ata janë munduar të qëndrojnë të ftohtë ndaj njëri-tjetri që të mos ngjallin dyshime.

Por ndërsa në shtëpinë e djemve nuk janë ngritur dyshime rreth kësaj tematike. Në shtëpinë e vajzave Xheni, Sidrita dhe Armela i kanë vënë kusht vetes që të zbulojnë lidhjen mes Donjetës e Liridonit.

Ato vodhën letrat që ka shkruar Donjeta gjatë bisedave me Liridonin, e pasi ia arritën qëllimit Sidrita dhe Armela u mbyllën në tualet për t’i lexuar.

Ato zbulojnë se Donjeta i ka shkruar Donjetës se “Ishalla takohemi nesër të gjithë bashkë se s’po mundem të duroj më”.