Kontakti më i vogël ose vetëm një shikim mes Olsit dhe Ambrës dhe menjëherë Fiorentina kërkon sqarime nga partneri i saj.

Olsi kërcen me Fiorentinën dhe Lupçen, atje vijnë Katerina dhe Ambra. Në anën tjetër, Elsamedi i thotë Musës dhe Dionë në oborr: “A e patë se si e shihte Ambrën Fiorentina?”

Olsi kërkon ta largojë Fiorentinën duke i thënë se dëshiron të kërcejë vetëm.

Pastaj, Olsi del në oborr dhe kërcen me Elisonën dhe Ambren, sërish aty shfaqet Fiorentina. Olsi ulet në anën tjetër të oborri, por edhe këtu ai nuk mund të shpëtojë pa komente nga partnerja e tij. “Kë po shikon?” e pyet ajo.

Olsi i përgjigjet se nuk e kishte aspak mendjen nga Ambra dhe se po shikonte Donaldin teksa ai po hiqte syzet. Ai i thërret Donaldit për ta sqaruar situatën. “Ti do të më nxjerrësh keq mua”, i thotë Fiorentina Olsit, ndërsa ai i thotë se po ja bën vetes.

Por Ambra nuk është larg dhe kontakti me të nuk mungon. Ajo i afrohet Olsit, teksa ky i fundit është me Donaldi. “Mund ta ndez pak cigaren?”, i thotë ajo djemve. Olsi i ndez cigaren dhe e ngacmon me fjalë atë. Këtë herë, Fiorentina nuk e pa këtë skenë…