Pas Donës dhe Musës, radhën për t’iu përgjigjur pyetjes së vështirë të Big Brother e kishte çifti Olsi-Fiorentina.

Pyetja për ta ishte e njëjtë; duan ta vazhdojnë lojën çift dhe të garojnë për 50 milionë lekë secili, apo duan që ta vazhdojnë garën të vetëm dhe për të fituar 100 milionë lekë?

“Mendoj se do të vazhdojmë çift dhe rëndësi ka që jemi me njëri-tjetrin. Fitojmë apo nuk fitojmë. Rëndësi ka që të vazhdojmë me njëri-tjetrin dhe do të vazhdojmë me njëri-tjetrin”, u përgjigj Olsi.

Arbana pyeti Fiorentinën se si e mendon ajo se do të ishte Olsi vetëm në shtëpi.

“Do të kishte dalë”, u përgjigj ajo.

E njëjta pyetje iu drejtua edhe Olsit.

“Do të kishte dalë menjëherë pas meje”, u përgjigj ai.