Elisona, Enida, Mariusi dhe Gastare ndodhen në oborr ku shohin nga jashtë të gjithë përballjen mes Elsamedit dhe Fiorentinës.

Ata komentojnë situatën dhe të gjithë bien në një mendim se Elsamedi ka hyrë me strategji të qartë në shtëpi.

“Ai e ka marrë me të shpejta”, thotë Mariusi.

Ndërsa Enida thotë se Elsamedi po sforcohet shumë për të krijuar gjithmonë debat në shtëpi.

“Ai ka ardhur me strategji këtu brenda”, thotë Gastare.

Në diskutimin e banorëve të rinj mbërrin edhe Fiorentina.

“Ta shohësh nga televizori dhe të përballesh është shumë e vështirë. Ai në një muaj e gjysmë ka parë të gjitha karakteret. Ai i ka studiuar dhe i ka futur tek vetja”, thotë ajo.