Ndëshkimi për Damianon, Olsin dhe Ervinin

Me Donën dhe Musain u plotësua tabela e nominimeve, ku tre çifteve që kaluan automatikisht në televotim, iu bashkua edhe çifti Benardi me Xhenin.

Danjeli dhe Fotinia votuan për Kein me Vivin, vetë Kei dhe Vivi zgjodhën Benardin me Xhenin,, e po Benardin me Xhenin votoi edhe Lupçe me Katerinën. Vetë Benardi dhe Xhenin nominuan Kein dhe Vivin.

Dona dhe Musa ishte çifti i fundit që vendosi se cili nga çiftet Kei-Vivi dhe Benard-Xheni do të shkonin në nominim. Ata zgjodhën Benardin me Xhenin.

Kështu, në nominim shkojnë Benardi e Xheni dhe tre çiftet e ndëshkuar Damiano-Armela, Olsi-Fiorentina dhe Sidrita-Ervin.

Cili është çifti që duhet të lërë shtëpinë e Big Brother 9? VOTONI NË 56666 nga Shqipëria dhe 55099 nga Kosova!