Ashtu si javën e kaluar, edhe këtë javë, nominimet dhe çifti lider u bënë të hapura.

Olsi dhe Fiorentina nominuan Elsamedin, tashmë të ndarë në lojë nga Ambra dhe Marjusin me Enidën. Çift lider zgjodhën Katerinën me Lupçen.

Katerina dhe Lupçe nominuan Marjus-Enida dhe Danjel-Fotini. Çift lider zgjodhën Donaldin me Elisonën.

Danjeli dhe Fotinia nominuan Elsamedin dhe çiftin Musa-Dona. Çift lider zgjodhën Donaldin dhe Elisonën.

Elsamedi nominoi Olsin me Fiorentinën dhe Danjelin me Fotininë. Lider zgjodhi çifti Lupçe-Katerina.

Ambra nominoi çiftin Olsi-Fiorentina dhe Danjelin me Fotininë. Lider zgjodhi Katerinën me Lupçen.

Marjusi dhe Enida nominuan Olsin e Fiorentinën dhe Katerinën me Lupçen. Lider zgjodhën Donaldin me Elisonën.

Musa dhe Dona nominuan Katerinën me Lupçen dhe Danjelin me Fotininë. Lider zgjodhën Katerinën me Lupçen.

Elisona dhe Donaldi nominuan Musan dhe Donën dhe Ambran. Lider zgjodhën Katerinën me Lupçen.

Në fund, përveç Ambras dhe çiftit Elisona-Donald, të gjithë të tjerët dolën në nominim, ndërsa çifti lider i javës do të jetë Lupçe me Katerinën.