Xheni-Benard, Dona-Musa dhe Armela-Damiano u bënë zyrtarisht konkurrentë të këtij edicioni dhe menjëherë ata u bashkua me çiftet e tjerë në shtëpinë e madhe.

Banorët e “vjetër” në shtëpi mbetën të befasuar kur mësuan për shtëpinë e beqarëve dhe lojën paralele që ishte bërë.

“Nuk e mendova asnjëherë që Danjeli dhe Fotinia ishin njohur në shtëpi”, tha Kei. “Ata kishin ndjenja për njëri-tjetrin dhe mënyra se si Danjeli më tregoi për njohjen e tyre ishte shumë bindëse”, tha Kei.

Dhe në shtëpinë e beqarëve, ku djem dhe vajza jetuan për 3 javë, dritat u fikën… Por tashmë ato janë më të “forta” në shtëpinë ngjitur.