Edhe për Olsin pati një surprizë këtë mbrëmje. Ai e ka përmendur aq shumë në këtë Big Brother nipin e tij dhe gjatë spektaklit e takoi atë në shtëpi.

Ai shkoi në shtëpinë e vajzave dhe u pyet për marrëdhënien e tij me babain. “E kam zhgënjyer shumë babain, thinjat në kokë i ka nga ana ime”, tha Olsi.

Më pas, atij ju shfaq një videomesazh nga babai i tij. “Ti kam falur të gjitha dhe tani duhet të ecësh përpara. Kam besim te ty”, i tha babai në videomesazh.

Por surpriza nuk përfundoi këtu, pasi babai dhe nipi i tij Noeli u futën në shtëpi dhe e takuan Olsin, i cili ishte tejet i emocionuar.

Më pas, me ta u bashku edhe Fiorentina, e cila u takua me babain e Olsit.