Para martesës mes Danjelit e Fotinisë, në ekran është shfaqur një klip i mamasë së nuses, e cila shprehte mos pajtimin e saj për këtë dasmë.

Java e parë si një çift i martuar tashmë, ka qenë shumë i lumtur për Fotininë, por pavarësisht kësaj, ajo ka shprehur edhe zhgënjimin që nuk kishte asnjë familjar përkrah saj në ditën më të rëndësishme të saj.
Familja mbetet familje dhe pavarësisht të gjithave, në fund të gjithë dimë të falim e të kërkojmë falje për familjarët tanë.

Një javë më pas mamaja e saj ka hyrë në shtëpinë më të ndjekur ka surprizuar çiftin e ri brenda shtëpisë së Big Brother duke shprehur mbështetjen e saj për çiftin e ri.

“Dashuria mbi gjithçka”, kanë qenë fjalët e Mirës, mamasë së Fotinisë, duke i shprehur mbështetjen e të gjithë familjarëve.

Ajo ka kërkuar falje që nuk ishte e pranishme në ditën më të rëndësishme të vajzës së saj. Ajo ka takuar edhe Danjelin të cilit i ka thënë se “qenke më i mirë se në TV”.