Fiorentina është një make-up artist e diplomuar dhe ka punuar si këshilluese bukurie për 5 vite, e Big Brother ka përgatitur edhe një surprizë për të.

Xhemi Shehu ka hyrë në shtëpinë e Big Brother, e Fiorentinës i kërkohet që t’i bëjë grimin asaj.

Por kjo nuk ka qenë surpriza për Fiorentinën, surpriza për të është një kontratë pune 1-vjeçare si pjesë e stafit të grimit në Top Channel. Kontrata i ishte dorëzuar pikërisht nga Xhemi Shehu.