Ervini, Danjeli dhe Damiano vendosen përballë njëri-tjetrin për debatet që kanë patur përgjatë gjithë javës.

Damiano tha se ishte i nevojshëm debati që pati me Ervinin dhe tregoi se tani ka ndryshuar mendim për të.

“Duhej bërë ky debat mes meje dhe Ervinit që të kuptonin që jemi djem të kulturuar. Unë arrita në një pikë që për mua Ervini është një djalë që nëse e respekton, merr respekt mbrapa”, tha ai.

Edhe Ervini tha se e ka hedhur pas krahëve atë debat, duke shtuar se ishte Damiano ai që e provokoi.

Më pas përballë u vu Damiano me Danjelin.

Danjeli pranoi gabimet, por fajin ja hodhi Damianos.

“Kam bërë shumë gabime këtu. Damiano është tip që të vendos në shumë presion. Thotë edhe që të vras e të pres kokën. Unë e kam përmbajtur veten dhe kërkoj falje për fjalorin që mund të kem përdorur këtu, por kam qenë i detyruar pasi damiano nuk njeh gjuhë tjetër”, tha ai.

Ndërkohë, Damiano e sfidoi që të tregonte me filmime nëse e ka ofenduar dhe kërcënuar ndonjëherë dhe nëse e ka bërë, ai thotë se del nga shtëpia.