Banorët që janë shprehur kundër produksionit në këtë edicion të “Big Brother” janë të shumtë. Të pakënaqur për eliminimin, për lojën, apo me akuza për favorizime, gjatë javëve ish-konkurrentët e “Big Brother 9” kanë folur kur kanë mundur.

Por këtë herë, në mbrëmjen e fundit për ta, banorët nuk kanë arritur të përmbahen dhe kanë shpërthyer në akuza dhe sharje ndaj produksionit.

Menjëherë sapo kanë përfunduar xhirimet e “Post Big Brother”, Enida dhe Marjusi kanë publikuar në rrjetet sociale një deklaratë, ku e quajnë produksionin të dështuar.

Edhe “Post BB” e bëtë ashtu siç donit vetë. E dinim shumë mirë që ju vendosnit për çdo gjë (për daljet, për fituesit, për zënkat). Por se s’do na linit me fol çfarë mendonim, s’na e priste mendja. Program i dështuar”, shkruan cifti në Instagram.

Është diçka personale e jona me programin… Asgjë me banorët. Produksion ro*sh”, shkruhet në postime. “Ju q*** robt Big Brother 9”, shkruan çifti në Instagramin e tyre të përbashkët.

Çfarë të ketë ndodhur me Post Big Brother?