Ndarja me grupe nga “Vëllai i Madh” duket se ka qenë e padrejtë, pasi nëse Olsi-Ambra-Dona po argëtohen jashtëzakonisht shumë me njëri-tjetrin Fiorentina së bashku me Elsamedin po vuajnë sjelljet e partnereve të tyre.

Por ajo që e vuan dhe e shpreh më shumë situatën e krijuar brenda shtëpisë së Big Brother është Fiorentina e cila ka shpërthyer edhe në lot duke parë sjelljen e Olsit me dy vajzat e tjera.

“Për mua çfarëdolloj gjëje të ndodhi kur të mbaroje s’ka asnjë vlerë me kaq pak kuptova shumë gjëra nga personi që kam në krah”, shprehet ajo, ndërsa fillojnë t’i dalin edhe lotët.

Fotinia dhe Elsamedi përpiqen ta ngushëllojnë duke i thënë se sa e fortë ajo është në krahasim me banorët e tjerë dhe sa e dobët bëhet para Olsit.

“Sa keq është kur je i fortë shumë para të gjithëve edhe e ke dobësi dikë. E ke ti e kam edhe unë. Prandaj dola vetëm, je shumë e fortë përball të gjithëve, por përball asaj dhe atij je i dobët nuk reagon dot”, shprehet Elsamedi.

Ndërkohë që Fotinia i thotë se kjo provë maksimumi 2 ditë do të zgjasë, e pas kësaj do të rikthehet rutina.