Një tjetër konkurrente që ka hyrë e vetme në shtëpinë e Big Brother është Sidrita një vajzë 22 vjeçe, jeta e së cilës është e lidhur me botën e modës.

Babai e ka lënë në moshë të vogël, për shkak të një aksidenti dhe që nga ajo kohë ka lidhje të ngushtë me mamanë, motrën dhe vëllain. Por para se të hyjë në shtëpinë e “saj” të re, ajo shprehet se i mungon qenushi.

Një tjetër konkurrent single është Benardi të cilit i pëlqen shumë boksi e para se të hynte në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ai tregoi muskujt e barkut.