Sidrita i shpjegon Donës dhe Kleodianës për shkeljen e rregullores që ka bërë. Ajo doli jashtë tek këndi i cigares bashkë me Ervinin pa marrë lejen e Big Brotherit.

“Nuk lejohet! M’i mori era mendtë”, u thotë ajo.
Dy vajzat e reja janë kurioze të dijnë ndëshkimin, ndërsa më pas biseda zhvendoset tek Ervini.

“Dashuria është e bukur”, i thotë Dona.

“Po, edhe ndëshkimi i bukur është”, ja kthen Sidrita, që duket se kërkon miratimin e gocave për zgjedhjen që ka bërë; Ervinin.

“Hë se i bukur është”, u thotë ajo.

Kleodiana nuk e komenton, por Dona po. Ajo miraton atë që tha Sidrita.