Aleancat e grupet brenda shtëpisë së Big Brother kanë filluar të formohen dhe qartazi Lupçe është larg një aleancë e mundshme me Sidritën dhe Ervinin, pas disa debatesh me këtë fundit.

Por ajo që shpreh më hapur mendimin e saj është Sidrita, e cila shprehet për Lupçen, se është si “Lolo, jo si lider. Unë Lupces ia vuna vizën, dje tha sa të jem unë lider s’ka me e prek kush letrën higjienike”.

Ndërsa Olsi mendon se miqësia mes Lupçes dhe Danjelit është e përkohshme. “Do e shohësh jashtë, do i fikin telefonin njeri tjetrit”, thotë ai.