Sidrita i shan të motrën, Liridoni: Mos e paragjyko

Radhën për t’u takuar e njohur më mirë me Sidritën e kishte Liridoni. Biseda mes tyre vijoi normalisht…deri në momentin kur Sidrita foli keq për Donjetën, motrën e Liridonit.

Biseda për Donjetën nisi nga vetë Liridoni, që ishte kurioz të dinte ç’mendim kishte Sidrita për motrën e tij.Sidrita e pyet se nga e njeh Donjetën dhe më pas nis listën e vërejtjeve për të.

“Ajo nuk bashkëpunon. Ka problem me personalitetin. Është e luhatshme dhe shumë agresive. Donte të kapej me mua. Unë i thashë që është bërë shumë bajat”, u shpreh Sidrita në padijeni të lidhjes familjare mes Liridonit dhe Donjetës.

Reagimi i Liridonit ishte i qetë dhe i shkurtër.

“Ka ato gjërat e veta. Damiano më tha që është shumë e pjekur për moshën që ka, por unë s’mund të të them se sa. Por ti nuk mund ta paragjykosh”, iu drejtua ai Sidritës.

Më tej, vajza i shpreh Liridonit dëshirën për ta njohur më mirë Donjetën dhe ndoshta mund të ndryshojë mendim për të dhe me kaq u mbyll biseda mes tyre.