Damiano nuk kërkon shumë. Ai i thotë Armelës se i mjafton ajo në krevat për të qëndruar gjatë gjithë kohës në shtëpinë e Big Brotherit.

“Unë e shtyj kështu Big Brotherin vetëm me ty në krevat”, i thotë ai duke u përqafuar me Armelën.

Më pas, diskutimi zhvendoset tek Olsi.

Armela i thotë Damianos se edhe mund të shmangë atë.

“Mund t’ja nis edhe kështu atij, ti them që ndihet dhe Damiano i bezdisur, jo se Damiano është xheloz, por fakti që po rëndon shumë në fytyrën time me gjestet”, i thotë ajo.

Damiano e këshillon.

“Vetëm seriozitet kur të flasësh me të se ai mund të mundohet ta kthejë në gallatë”, porosit ai.