Inatet mes Ambrës dhe Elsamedit duket se vazhdojnë ende. Këtë herë ka qenë ka qenë Ambra që ka ndezur sërish gjakrat me Elsamedin. Në një intervistë për Panorama ish-banorja është shprhur se Elsamedi ka shfaqur sipas saj sjellje të dyshimta seksuale.

“Mashkulli që nuk arrin të bëjë diçka me ty, kështu lloj fjalësh do nxjerrë nga goja. Dhe të jem e sinqertë, unë kam realisht dyshime për prirjet e tij seksuale”, është shprehur Ambra.

Gjithashtu ajo ka deklaruar se dëshira e saj për shtatorin është të punojë në Top Channel. “Do të kisha shumë dëshirë të shfaqesha tek Top Channel, gjithmonë më ka pëlqyer Top Channel”, është shprehur Ambra.